Një person është sulmuar me armë zjarri sot në rrugën “Wesley Clark” në Pejë.
Nga ky incident nuk ka persona të lënduar.
Lidhur me rastin, Klankosova.tv ka siguruar informacione të reja.
Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje verbale mes dy palëve.
Viktima ka qenë duke lëvizur me motoçikletë, derisa i dyshuari me veturë.
Ky i fundit është arratisur dhe është në kërkim nga policia.
Për ngjarjen nuk janë bërë të ditura detaje të tjera.
Pejë: Një person sulmohet me armë zjarri, i dyshuari në arrati


