Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mesditën e sotme në fshatin Guri i Kuq në Rahovec, mëson Sinjali.
Ngjarja ka ndodhur më 25 prill 2026 rreth orës 13:45, kur një qytetar anonim ka njoftuar Policinë për të shtëna në këtë zonë.
Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë identifikuar të dyshuarin Flamur Gani Seferaj (31 vjeç), i cili ka pranuar se ka shtënë me armë zjarri.
I njëjti ka dorëzuar edhe armën e përdorur, një AK-47, e cila është sekuestruar nga Policia.
Në vendngjarje kanë dalë edhe njësitë e forenzikës dhe hetimeve për të kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërsa sipas burimeve, dyshohet se në rast mund të jenë të përfshirë edhe persona të tjerë.
Deri në këtë fazë, nuk është identifikuar dikush tjetër, pasi veprimet policore në terren janë në zhvillim.
Rasti është në procedim dhe priten zhvillime të tjera.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


