Sunday, May 17, 2026
spot_img
HomeLajmeTë burgosurit në Qendrën Korrektuese të Dubravës fillojnë krasitjen e mollëve

Të burgosurit në Qendrën Korrektuese të Dubravës fillojnë krasitjen e mollëve

Të burgosurit në Qendrën Korrektuese të Dubravës kanë filluar procesin e krasitjes së mollëve në plantacion.

Në njoftimin e lëshuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës thuhet se ky aktivitet po realizohet nga të burgosurit, nën mbikëqyrjen e stafit përgjegjës.

“Angazhimi i të burgosurve në këto aktivitete ka për qëllim jo vetëm mirëmbajtjen e plantacionit, por edhe aftësimin e tyre në sektorin e bujqësisë”, thuhet në njoftim.

Ndër tjera, shtohet se ky aktivitet është pjesë e iniciativave për rehabilitimin dhe risocializimin e të burgosurve, duke u mundësuar atyre të fitojnë aftësi të reja që mund t’i shfrytëzojnë pas përfundimit të dënimit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT