Tuesday, September 1, 2026
spot_img
HomeLajmeTahiri: E kemi ditur nga fillimi që nuk kishte qëllim për president...

Tahiri: E kemi ditur nga fillimi që nuk kishte qëllim për president unifikues (VIDEO)

Kandidati për deputet nga Aleanca, Besnik Tahiri i ftuar në emisionin “Kosova Today” komentoi proceset që dërguan Kosovën drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Tahiri tha se Aleanca shte në dijeni nga fillimi që nuk kishte qëllim për të gjetur president unifikues, por sipas tij takimet ishin vetëm për të konsumuar procesin, raporton KlanKosova.tv.

“Ne aspak nuk jemi ndjerë keq që nuk jemi përfshirë, arsyeja është shumë e thjesht ai proces i konsultimit për gjoja një president unifikues ka qenë një spektakël publik, ku kanë hyrë kanë dalë në konferenca dhe s’kanë thënë asgjë. Ne e kemi ditur nga fillimi që nuk ka qenë qëllimi për një president unifikues, por vetëm të konsumohet si proces”, tha Tahiri.

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT