Friday, May 8, 2026
spot_img
HomeLajmeSulmohet 60-vjeçari në Vlorë, pëson lëndime të rënda në kokë

Sulmohet 60-vjeçari në Vlorë, pëson lëndime të rënda në kokë

Një 60-vjeçar është sulmuar me sende të forta në zonën e Lungomares në Vlorë, duke pësuar lëndime të rënda në kokë.

Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në bypass-in e Lungomares, në brendësi të një kompleksi pallatesh.

Viktima, i identifikuar me inicialet I.K., është transportuar fillimisht në spitalin e Vlorës, ku është konstatuar se ka pësuar dëmtim në kokë.

Për shkak të gjendjes shëndetësore, ai është dërguar drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT