Tuesday, June 23, 2026
spot_img
HomeLajmeSulmi seksual në Gjilan, Prokuroria thotë se të arrestuarit janë ndaluar për...

Sulmi seksual në Gjilan, Prokuroria thotë se të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë

Lidhur me sulmin seksual që po dyshohet se ndodhi në Gjilan ndaj një femre, dy persona janë ndaluar për 48-orë.

Këtë e konfirmoi për Klankosova.tv Prokuroria Themelore në Gjilan, e cila bëri të ditur se ndaj të pandehurve është kërkuar edhe masa e paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan.

Prokuroria tutje tha se dy personat u ndaluan për shkak të dyshimit të veprave penale ‘’Sulmi seksual’’ dhe ‘’Manipulimi me prova’’.

Në raportin 24-orësh të policisë, u bë e ditur se njëri nga të arrestuarit është burri i viktimës. Aty thuhet se ai ka rënë në pranga pasi ishte në dijeni për rastin.

Sulmohet seksualisht një grua në Gjilan, arrestohet bashkëshorti dhe një tjetër

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT