Sunday, April 26, 2026
spot_img
HomeLajmeSulmi në Uashington, reagon Osmani: ShBA mbetet mbrojtësi më i madh i...

Sulmi në Uashington, reagon Osmani: ShBA mbetet mbrojtësi më i madh i lirisë dhe demokracisë

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me sulmin në darkën e korrespodentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington, aty ku po merrte pjesë presidenti amerikan, Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump.

Përmes një postimi në X, Osmani theksoi se ka dërguar lutje për Trumpin, bashkëshorten e tij dhe popullin amerikan, ndërsa shtoi se Kosova beson në qëndrueshmërinë e Shteteve të Bashkuara dhe institucioneve të saj, dhe mbetet partner i palëkundur në promovimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në mbarë botën, transmeton Klankosova.tv.

“Jemi mirënjohës për trimërinë e agjentëve të Shërbimit Sekret të ShBA-së që vepruan shpejt dhe heroikisht për të mbrojtur Presidentin dhe të gjithë të pranishmit. Guximi i tyre ndihmoi në parandalimin e një tragjedie kombëtare. Shtetet e Bashkuara mbeten mbrojtësi më i madh i lirisë dhe demokracisë. Asnjë akt dhune nuk do ta zvogëlojë kurrë këtë”, ka shkruar ish-presidentja.

https://platform.twitter.com/widgets.js

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT