Një vajzë 17-vjeçare ka humbur jetën dhe tre persona të tjerë janë plagosur pas një sulmi me shpatë në një shkollë të mesme në Fagersta, në Suedinë qendrore.
Ngjarja ndodhi të premten, më 21 gusht, në shkollën Brinell, pak pasi nxënësit ishin rikthyer në mësim pas pushimeve verore.
Sipas Policisë, dy djem të moshës 12 dhe 17 vjeç kanë pësuar lëndime të rënda, ndërsa një person tjetër është plagosur lehtë.
Një 18-vjeçar është arrestuar nën dyshimin për përfshirje në sulm, ndërsa rasti po hetohet si vrasje dhe tentativë vrasjeje.
Policia ka bërë të ditur se përdori armë zjarri gjatë ndërhyrjes, por nuk ka sqaruar nëse i dyshuari u qëllua para arrestimit.
Sipas transmetuesit publik suedez, i dyshuari mbante një helmetë, ndërsa mediat lokale raportojnë se ai mund të ketë qenë ish-nxënës i shkollës.
Kryeministri suedez Ulf Kristersson dhe liderja e opozitës, Magdalena Andersson, vizituan shkollën të shtunën, ndërsa në hyrje të objektit janë vendosur lule në nderim të viktimës.
Rajoni ishte shpallur përkohësisht në gjendje të jashtëzakonshme pas sulmit, por masa është hequr të shtunën.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


