Wednesday, July 1, 2026
spot_img
HomeLajmeSpecialja: S’ka kërkesë e as vendim publik që Thaçit t’i jepet leje...

Specialja: S’ka kërkesë e as vendim publik që Thaçit t’i jepet leje për të marrë pjesë në varrimin e babait

Gjykata Speciale e Hagës, përmes zëdhënësit Michael Doyle, ka deklaruar se aktualisht s’ka as kërkesë publike e as vendim publik të ndonjë gjyqtari lidhur me lirimin e mundshëm të ish-presidentit Hashim Thaçi për të marrë pjesë sot në ceremoninë e varrimit të babait të tij në Burojë të Skenderajt, njofton Klankosova.tv

Doyle në një përgjigje për Klankosova.tv theksoi se Specialja i publikon të gjitha dokumentet publike në faqen e Gjykatës.

“Të gjitha dokumentet publike, duke përfshirë parashtresat nga Mbrojtja dhe vendimet e gjyqtarëve publikohen në faqen e internetit të Dhomave të Specializuara. Aktualisht nuk ka kërkesa apo vendime publike për këtë çështje”, ka thënë ai për Klankosova.tv

Ai shtoi se deri më sot, Dhomat e Specializuara kanë menaxhuar 13 vizita në Kosovë për të paraburgosurit.

“Deri më tani, Dhomat e Specializaura kanë menaxhuar 13 vizita të mbikqyrura në Kosovë për të paraburgosurit”, theksoi Doyle.

Derisa të hënën, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së bëri të ditur se ish-presidentit Hashim Thaçi, nuk iu ka lejuar pjesëmarrja në varrimin e babait.

Kjo ka ngjallur reagime të shumta në opinion duke u cilësuar si “çnjerëzore”.

Në mesin e reagimeve ishte edhe ajo e ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu, e cila ka thënë se do t’i shkruajë një letër kryetares së Speciales, Ekaterina Trendafilova për t’iu ankuar.

Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të do të varroset sot në ora 15:00 në fshatin Burojë të Skenderajt.

The post Specialja: S’ka kërkesë e as vendim publik që Thaçit t’i jepet leje për të marrë pjesë në varrimin e babait appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT