Thursday, July 2, 2026
spot_img
HomeLajmeSot u shënua Dita Ndërkombëtare e Pyjeve

Sot u shënua Dita Ndërkombëtare e Pyjeve

Të premten në Parkun e Pishave në Sllatinë, u shënua Dita Ndërkombëtare e Pyjeve, duke u vënë në pah rëndësia e pyjeve jo vetëm për drurin dhe lëndën djegëse, por edhe për sigurinë ushqimore, pjellorinë e tokës, ruajtjen e biodiversitetit dhe mbrojtjen e burimeve ujore. Gjithashtu, u theksua se pyjet luajnë një rol kyç në përballjen me ndryshimet klimatike përmes ruajtjes së karbonit.

Ngjarja mblodhi përfaqësues nga FAO – ekipi në Kosovë, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe aktorë të tjerë lokalë, përfshirë sipërmarrës, sportistë dhe figura publike.

Ngjarja e sotme u shënua në formë bashkëbisedimi mes të ftuarish të përballur me pyjet dhe aspektet shumë qellimore të pyjeve duke e theksuar rolin e tyre në jetën tonë si ushqim dhe ekonmi. Mes të ftuarisht ishte dhe Ministri i Bujqësisë, i Pylltarisë dhe i Zhvillimit Rural, Faton Peci, i cili tha se sektori i pyjeve në katër vitet e fundit ka shënuar përparim të dukshëm.

“Për një periudhë 12 vjeçare menaxhimi i pyjeve, posaçërisht parandalimi i prerjes së pyjeve ka qenë përgjegjësi prej nivelit qendror në atë lokal, mirëpo sikur komunat nuk e kanë pasur prioritet mbrojtjen e pyjeve, tha Peci duke shtuar se prej që ka hyrë ligji në fuqi, menaxhimi është pjesë e institucioneve qendrore. Përveç  strategjisë, planeve të veprimit e task-forcës për parandalimin e prerjeve ilegale, sektori i pyjeve duhet parë edhe në aspektin e fushëveprimtarisë dhe ndikimit që e ka. Mbi 40 për qind e territorit në Kosovë është me pyje dhe kjo është një pasuri dhe trashëgimi, të cilën unë e them se jemi vetëm shfrytëzues të përkohshëm, andaj historia do të na gjykojë se si do t’ia lëmë brezit të ardhshëm”, ka thënë Peci, ndër të tjera.

Duke qenë se Kosova është e rrethuar me pyje, gjatë këtij bashkëbisedimi u theksua aspekti ekonomik dhe turistik që mund të promovojë vendi ynë, dhe në këtë aspekt e dha porosinë edhe ndërmarrësi Fehmi Ferati, duke theksuar se duhet që t’i jepet më shumë rëndësi dhe vëmendje zhvillimit të agroturizmit dhe prodhimeve vendore. Në këtë ditë të veçantë ishte edhe ylli i basketbollit Drilon Hajrizi, ku foli për rëndësinë e të ushqyerit me ushqime të shëndetshme me bazë pyjore dhe që në Kosovë mund të bëhet një qendër për përgatitjet sportive në natyrë.

Në kuadër të shënimit të kësaj dite, u prezantuan edhe produkte ushqimore të bazuara në pyje, të përgatitura nga shoqatat e grave. Këto produkte dëshmuan potencialin e madh të pyjeve për të kontribuar në sigurinë ushqimore dhe fuqizimin ekonomik të grave, duke krijuar mundësi të qëndrueshme të jetesës përmes përdorimit të burimeve pyjore.

 

The post Sot u shënua Dita Ndërkombëtare e Pyjeve appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT