Në Gjykatën Themelore në Pejë mbahet rigjykimi në rastin ndaj Halil, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetajt, të cilët akuzohen për vrasjen e trefishtë që ndodhi në Gllogjan në vitin 2021.
Rasti lidhet me sulmin e armatosur ndaj autobusit të linjës Gjakovë–Deçan, ku mbetën të vrarë tre persona.
Rigjykimi do të zhvillohet në Gjykatën Themelore në Pejë. /Klankosova.tv


