Wednesday, August 19, 2026
spot_img
HomeLajmeKatër linja autobusësh nga Fushë Kosova drejt Prishtinës pezullohen, banorët pa transport

Katër linja autobusësh nga Fushë Kosova drejt Prishtinës pezullohen, banorët pa transport

Tri kompani transporti nga Fushë Kosova kanë njoftuar se nga sot do të pezullojnë përkohësisht shërbimin e transportit në katër linja drejt Prishtinës.

Banorët e Grabovcit, Harilaqit, Hencës dhe Miradi së Epërme do të ballafaqohen me mungesë transporti.

Bëhet fjalë për linjat: Grabovc – Prishtinë – Grabovc, Harilaq – Prishtinë – Harilaq, Hencë – Prishtinë – Hencë, Miradi e Epërme – Prishtinë – Miradi e Epërme.

Në njoftimin e përbashkët, kompanitë theksuan se vendimi është marrë për shkak të pamundësisë për të përballuar shpenzimet e karburantit dhe kostot e tjera operative. Ato kanë theksuar se banorët e këtyre lokaliteteve, në komunën e Fushë Kosovës, varen çdo ditë nga këto linja për të udhëtuar drejt Prishtinës dhe anasjelltas, transmeton Klankosova.tv.

Kompanitë kanë bërë të ditur se para marrjes së vendimit u janë drejtuar institucioneve kompetente për të kërkuar një zgjidhje për vazhdimin e shërbimit. Ato shpresojnë që kërkesa të merret seriozisht dhe të gjendet sa më shpejt një zgjidhje, në mënyrë që transporti të rikthehet në funksion.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT