Prizreni do të jetë sot qendra e një prej ngjarjeve më të mëdha, teksa mbahet Bunarfesti 2026, aktiviteti tradicional që çdo vit mbledh mijëra pjesëmarrës dhe vizitorë vendorë e të huaj.
Nën urën ikonike të qytetit dhe përgjatë lumit Lumbardh, festivali do të sjellë atmosferë festive, aktivitete argëtuese dhe gara që tashmë janë bërë simbol i këtij organizimi, i cili prej vitesh tërheq vëmendjen e turistëve nga vende të ndryshme.
Përveç aktiviteteve kryesore në lumë, vizitorët do të kenë mundësi të shohin edhe ekspozimin e veturave të vjetra.


