Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot do të mbahet ceremonia e inaugurimit të “Sheshit Erhard Busek”, i cili do të jetë në hapësirën pranë Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.
Lidhur me këtë ceremoni është thirrur seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal me vetëm një pikë të rendit të ditës, gjë e cila lidhet më këtë inagurim.
“Në bazë të nenit 44.4 të Ligjit nr.03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale “Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës” nr.28/15, qershor 2008, e njoftojmë publikun se me datën 13.3.2025, në ora 10:00, në Sallën e madhe të mbledhjeve në Objektin e vjetër të Komunës, mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kryeqytetit, me një pikë të rendit të ditës: 1. Propozim-vendimi për emërtimin e sheshit “Dr.Erhard Busek”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, ky shesh është një shenjë mirënjohjeje për kontributin e jashtëzakonshëm të Erhard Busekut në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.
Busek, një figurë e njohur politike dhe akademike austriake, ka qenë një mbështetës i madh i proceseve demokratike në Ballkan.
Inaugurimi do të zhvillohet në orën 11:00, brenda Kampusit të Universitetit Publik të Prishtinës, ku pritet të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
Së fundmi kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka përuruar fillimin e punimeve në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë.
Mirëpo, punimet të cilat filluan të hënën u ndaluan vetëm pas dy ditësh nga Inspektorati i trashëgimisë kulturore, pasi janë në kundërshtim me ligjin.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);


