Tuesday, June 30, 2026
spot_img
HomeLajmeSorensen pritet që ta vizitojë Kosovën javën e ardhshme

Sorensen pritet që ta vizitojë Kosovën javën e ardhshme

Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, pritet që javën tjetër ta vizitojë Kosovën.

Klan Kosova merr vesh se ai pritet të qëndrojë në vendin tonë më 19 mars, të mërkurën.

Lajmin për vizitën e parë të diplomatit danez në Kosovë, e bëri të ditur ditë më parë edhe gazetari i Klan Kosova, Besnik Tahiri gjatë emisionit “Info Magazine”.

Kjo do të jetë vizita e parë e diplomatit danez në Prishtinë, i cili mori detyrën e emisarit për dialogun e Brukselit më 1 shtator të vitit të kaluar.

Këtë pozitë për gati pesë vjet e mbajti  sllovaku, Miroslav Lajçak.

Sorensen pritet që në mars ta vizitojë Kosovën

 

The post Sorensen pritet që ta vizitojë Kosovën javën e ardhshme appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT