Tuesday, June 23, 2026
spot_img
HomeLajmeSoni Malaj zbulon nëse është takuar me Flor Mumajesin pas spektaklit “Ferma...

Soni Malaj zbulon nëse është takuar me Flor Mumajesin pas spektaklit “Ferma VIP”

Marrëdhënia mes Soni Malajt dhe Flor Mumajesit ka qenë një nga temat më të përfolura gjatë spektaklit “Ferma VIP 3”, duke tërhequr vazhdimisht vëmendjen e publikut dhe diskutimet në studio.

Në emisionin “Post Ferma VIP”, ish-fermerja u pyet nga moderatori Florian Agalliu nëse kishte pasur komunikim me këngëtarin pas përfundimit të reality show-t.

Soni u përgjigj shkurt dhe me buzëqeshje: “Jo”. Kjo përgjigje u shoqërua menjëherë me batuta në studio.

Sara ndërhyri me humor duke e pyetur: “Jo po, apo jo jo?”, ndërsa Einxhel Shkira komentoi se ndoshta ata nuk kishin folur sepse ishin takuar.

Më tej, moderatori u shpreh se kishte kuptuar përgjigjen e vërtetë në momentin kur Sara bëri pyetjen dhe Soni nuk e kishte vëmendjen te kamera.

Gjatë bisedës, Soni Malaj u pyet edhe për eksperiencën në “Ferma VIP”, të cilën e vlerësoi si shumë të veçantë dhe krejt ndryshe nga mënyra si perceptohet nga jashtë.

Kujtojmë se gjatë qëndrimit në spektakël, Flori kishte surprizuar Soni Malajn me 300 dronë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT