Monday, May 18, 2026
spot_img
HomeLajmeSofta: NATO e mbështet Kosovën (VIDEO)

Softa: NATO e mbështet Kosovën (VIDEO)

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, ka folur për vizitën e shefit të NATO-s, Mark Rutte, në Kosovë, duke theksuar disa mesazhe të rëndësishme që kjo vizitë përcolli për Kosovën dhe rajonin.

Sipas Softës, i cili ishte i ftuar në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, për Serbinë mesazhi ishte i qartë: NATO-ja dhe SHBA-ja,  mbeten të interesuara për prezencën e tyre ushtarake në Evropë dhe kjo nuk do të ndryshojë.

Po ashtu, prania e trupave amerikane në kuadër të KFOR-it konfirmon se ata do të vazhdojnë të jenë të angazhuar në Kosovë dhe rajon për të garantuar stabilitetin, tha Softa, transmeton Klankosova.tv.

Ndiqni detajet, në videon e mëposhtme:

The post Softa: NATO e mbështet Kosovën (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT