Këshilli Bashkiak i Lezhës ka miratuar tarifat e reja për shezllonet në plazhet publike të menaxhuara nga bashkia për sezonin turistik 2026.
Sipas vendimit, çmimet do të variojnë nga 300 deri në 2 mijë lekë, në varësi të zonës dhe nivelit të shërbimit të ofruar.
Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, deklaroi se qytetarët do të kenë mundësi të zgjedhin mes alternativave ekonomike dhe atyre me standard më të lartë, bazuar në komoditetin dhe kostot operative.
Sipas autoriteteve lokale, të njëjtat tarifa do të zbatohen edhe nga strukturat hoteliere, me synimin për të shmangur abuzimet me çmimet gjatë sezonit veror.
Ndërkohë, përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Bashkiak kanë kundërshtuar vendimin, duke i cilësuar tarifat si të larta dhe të papërballueshme për shumë pushues.
Autoritetet kanë bërë të ditur se 30 për qind e vijës bregdetare në Shëngjin dhe Tale do të mbetet hapësirë publike pa pagesë për qytetarët.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


