Saturday, August 15, 2026
spot_img
HomeLajmeS’ka kufizime për qarkullimin e automjeteve të transportit mbi 20 tonë në...

S’ka kufizime për qarkullimin e automjeteve të transportit mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës

Sot nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Vendimi është marrë bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, sipas të cilit nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit.

Ministria ka bërë të ditur se situata meteorologjike do të monitorohet në baza ditore. Çdo ndryshim që mund të ndikojë në qarkullimin e automjeteve të transportit do t’u komunikohet me kohë qytetarëve dhe operatorëve ekonomikë.

Sipas Ministrisë, kufizimet do të zbatohen vetëm në rastet kur plotësohen kushtet e përcaktuara me vendimin përkatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT