Sunday, May 17, 2026
spot_img
HomeShowbizSi të perfeksiononi komunikimin me njerëz?

Si të perfeksiononi komunikimin me njerëz?

Në botën tonë moderne, të kesh aftësi të mira komunikimi është një domosdoshmëri nëse dëshiron të dëgjohesh.

Por si ta perfeksiononi komunikimin me të tjerët? Ndiqni hapat e mëposhtëm:

Jini mjaft të guximshëm për të thënë atë që mendoni

Ju nuk keni nevojë të hezitoni të flisni vetëm sepse ndjeheni sikur idetë tuaja nuk vlejnë për t’u dëgjuar. Bëni çmos për të kapërcyer frikën tuaj. Do të ketë gjithmonë dikë që do të dëgjojë vlerën e fjalëve tuaja dhe dikë që nuk do.

Kontakti me sy

Duke parë sytë e partnerit tuaj gjatë të folurit ose të dëgjuarit do t’ju ndihmojë të fitoni vëmendjen e audiencës dhe do ta bëni performancën tuaj më të suksesshme.

Dëgjimi

Të jesh një dëgjues i mirë ju lejon të shihni botën nëpërmjet syve të të tjerëve. Leni të shprehin ndjenjat dhe mendimet e tyre dhe të harrojnë për një moment opinionin tuaj. Sigurohuni që ata janë plotësisht të gatshëm të flasin para se të filloni të flisni.

Ritmi i zërit tënd

Nëse flisni shpejt njerëzit do të mendojnë se ju mungon besimi dhe se jeni nervoz. Nëse flisni shumë ngadalë nuk mund të ju lejojnë të përfundoni mendimet tuaja. Flisni më fort dhe ngadalësoni tonin sa herë që ngrini një pikë të veçantë.

Shqiptimi

Gjithmonë kërkoni fjalët e panjohura që do të përdorni ose nuk i përdorni fare. Bëni një zakon të mësoni 1-5 fjalë të reja çdo ditë dhe praktikoni ato, duke i përdorur ato kur flisni me miqtë. Njohja e fjalëve që përdor i bën të sigurt, gjë që i bën njerëzit t’ju besojnë.

Gjestet

Mënyra se si ne veprojmë me duart tona thotë shumë për ne. Gjestet tuaja duhet të jenë nën kontroll derisa të mësoni si, kur dhe ku t’i përdorni ato.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT