Aulon “Krabeni” Fazlija dhe skuadra e tij, FUT, kanë siguruar një sukses të madh në Kupën e Botës në Esports në Counter-Strike 2, duke u kualifikuar në gjysmëfinale.
FUT mposhti bindshëm MOUZ, skuadrën e renditur në vendin e tretë në botë, me rezultat të përgjithshëm 2:0.
Në hartën Dust2, përballja ishte e fortë dhe u vendos vetëm pas vazhdimeve, me FUT që triumfoi 16:13.
Ndërsa në Ancient, skuadra e kapitenit kosovar dominoi plotësisht, duke fituar me rezultat 13:5.
Ky sukses është i veçantë edhe për Aulon Fazlijën, i cili në moshën vetëm 20-vjeçare mban shiritin e kapitenit dhe tashmë ka udhëhequr FUT-in mes katër skuadrave më të mira të turneut.
Në gjysmëfinale, FUT do të përballet me skuadrën braziliane FURIA.
“Krabeni” dhe bashkëlojtarët e tij tashmë ndodhen vetëm një fitore larg finales së Kupës së Botës në Esports.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


