Sunday, May 17, 2026
spot_img
HomeLajmeShpërthen fruthi në SHBA, a është mosvaksinimi shkaku? (VIDEO)

Shpërthen fruthi në SHBA, a është mosvaksinimi shkaku? (VIDEO)

Rritja e rasteve të fruthit në SHBA dhe Evropë ka nxitur debate mbi ndikimin e fushatave kundër vaksinimit.

Infektologia Albina Ponosheci thekson në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, se refuzimi i vaksinave ka sjellë rikthimin e sëmundjeve të harruara: “Vitet e fundit kemi parë sërish shpërthime të fruthit, pikërisht për shkak të uljes së shkallës së vaksinimit”, tha ajo.

Nga ana tjetër, avokati Faik Miftar argumenton se vaksinimi mbetet zgjedhje personale: “Çdo prind ka të drejtën të vendosë nëse do ta vaksinojë ose jo fëmijën e tij, edhe sipas ligjit”,tha Miftari, transmeton Klankosova.tv.

Ai gjithashtu lidh situatën në SHBA me polemikat rreth emërimit të Robert F. Kennedy Jr. si ministër i Shëndetësisë, duke e cilësuar debatin si një sulm politik ndaj tij.

Miftar, i cili ka vaksinuar të dy fëmijët e tij, thotë se ka vërejtur probleme shëndetësore tek ta pas vaksinimit: “A janë 100% të shkaktuara nga vaksinat, nuk e di, por besoj se kanë efekte anësore të jashtëzakonshme”, deklaroi ndër të tjerash Miftari.

Ndiqni diskutimin e plotë, në videon e mëposhtme:

 

The post Shpërthen fruthi në SHBA, a është mosvaksinimi shkaku? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT