Saturday, August 29, 2026
spot_img
HomeLajmeShpërthen bombola e gazit në një banesë në Lezhë, dyshohet për pesë...

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Lezhë, dyshohet për pesë të lënduar

Një bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e së shtunës në një banesë dykatëshe në fshatin Markatomaj të Lezhës.

Sipas raportimit të “Tv Klan”, dyshohet se nga shpërthimi janë lënduar pesë anëtarë të së njëjtës familje.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur njësitet e Policisë dhe ekipet e emergjencës, të cilat po merren me menaxhimin e situatës.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të shpërthimit dhe as gjendja shëndetësore e personave të lënduar. Autoritetet pritet të japin më shumë hollësi lidhur me rastin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT