Friday, May 1, 2026
spot_img
HomeLajmeShpati sot do të festonte 41-vjetorin, Selvija me dedikim prekës: Roeli po...

Shpati sot do të festonte 41-vjetorin, Selvija me dedikim prekës: Roeli po thotë “Daddy”

Selvije Jao ka prekur zemrat e ndjekësve me një dedikim tejet emocional për ish-bashkëshortin e saj të ndjerë, këngëtarin Shpat Kasapi, i cili sot do të festonte ditëlindjen e 41-të.

1 maji, që dikur shënonte festë për familjen, tashmë rikthen dhimbje dhe kujtime të pashlyeshme për më të afërmit dhe adhuruesit e tij.

Përmes një postimi në instagram, selvija ka ndarë një video ku shpati shfaqet pranë djalit të tyre të vogël, roelit, duke rikthyer momente të ngrohta familjare.

Krahas videos, ajo ka shkruar fjalë prekëse që pasqyrojnë mungesën e madhe të tij, por edhe ndjesinë se ai vazhdon të jetë pranë tyre në mënyrë shpirtërore.

“Sot është dita jote… Ti nuk je larg, je vetëm në një formë tjetër: engjëlli ynë mbrojtës. Çdo bekim që na vjen, çdo gjë e bukur që na ndodh, e ndiej si shenjë nga ti,” ka shkruar ajo.

Në vijim të dedikimit, ajo përmend edhe lidhjen e veçantë të djalit me të atin: “Roeli po thotë ‘Daddy’… dhe zemra ime e di që ti e dëgjon që je pranë nesh. Urime ditëlindjen në parajsë, Shpat. 5 muaj pa ty por gjithmonë në zemrat tona.”

Këngëtari i njohur u nda nga jeta papritur pesë muaj më parë, në nëntor të vitit 2025, si pasojë e një ataku kardiak, teksa ndodhej në itali.

Vdekja e tij në moshën 40-vjeçare tronditi thellë skenën muzikore shqiptare, duke lënë pas një boshllëk të madh, një fëmijë të vogël dhe një sërë hitesh që e mbajnë të gjallë në kujtesën e publikut.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT