Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka folur për vëmendjen mediatike që ka marrë kryeministri Albin Kurti nga mediat ndërkombëtare për mos dhënien e deklaratës në Prokurorinë Speciale si dëshmitar për një rast të korrupsionit.
Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se nuk ka sens që të mos japë deklaratë dhe të bëhet lajm i mediave për mos dhënie të deklaratës.
“Unë nuk besoj që ka logjikë me thënë të bëhesh lajm për të dhënë dëshminë, pse duhesh të bëhesh lajm. Është gabim, është gjëja më e shëmtuar për imazh”.
“Besoj se i ka shti fjalët peng para zgjedhjeve për qëllime politike, mund të ketë aty një farë logjike politike, edhe tash nuk tërhiqet tash për atë logjikë dhe do të thotë tash ajo është”, ka thënë Hasani.
The post Shkrimet e mediave të huaja për mosdeklarimin e Kurtit në prokurori, Hasani: Nuk ka logjikë të bëhesh lajm për këtë appeared first on Klan Kosova.


