Thursday, July 2, 2026
spot_img
HomeLajmeShkon në katër numri i të plagosurve në Podujevë, kjo është gjendja...

Shkon në katër numri i të plagosurve në Podujevë, kjo është gjendja e tyre

Katër persona të plagosurit nga të shtënat me armë zjarri në Podujevë janë pranuar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. 

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, tha për Klan Kosova se të gjithë të lënduarit janë të moshës së mesme dhe po u nënshtrohen ekzaminimeve të nevojshme mjekësore.

Derisa, gjendja e tyre është e rëndë por stabile.

“Katër të plagosur janë pranuar mosha e mesme, janë ka kryhen ekzaminimet  enebojshme. Për të katërtit është gjendja e rëndë por stabile edhe pse me plagë skllobedare”, tha drejtori i emergjencës në QKUK, Naser Syla për Klan Kosova.

Më herët Policia e Kosovës për Klankosova.tv raportoi se të plagosur janë tre persona.

Tre të plagosur nga të shtënat në qendër të Podujevës

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT