Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, ka deklaruar se nuk ka asnjë tregues që Irani ka ndërmarrë hapa konkretë për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, pavarësisht njoftimeve të bëra nga autoritetet iraniane.
Në një intervistë për Fox News, Vance tha se trafiku detar në një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë po vazhdon normalisht dhe se nuk ka prova që kalimi i anijeve është bllokuar.
Sipas tij, vetëm gjatë ditës së premte, rreth 16 milionë fuçi naftë kaluan përmes Ngushticës së Hormuzit, duke treguar se aktiviteti tregtar dhe energjetik në rajon mbetet i pandërprerë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


