Sunday, August 30, 2026
spot_img
HomeShowbizSHBA-ja në OKB: Në Kosovë nuk ka krizë sigurie, UNMIK-u duhet të...

SHBA-ja në OKB: Në Kosovë nuk ka krizë sigurie, UNMIK-u duhet të përfundojë

Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Jeff Bartos, ka deklaruar se në Kosovë nuk ekziston krizë sigurie dhe se misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) duhet të përfundojë.

“Nuk ka krizë sigurie në Kosovë dhe UNMIK-u më nuk ka ndonjë rol në Qeverinë e Kosovës”, tha Bartos gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, ku po diskutohet raporti gjashtëmujor për Kosovën.


Ai theksoi se UNMIK-u në Kosovë ka humbur funksionin e tij fillestar dhe tashmë është bërë “një mision paqeruajtës pa paqeruajtës”.

Sipas tij, mbi 80 për qind e buxhetit të UNMIK-ut shkon për pagat e stafit, për funksione që mund të kryhen nga organizata të tjera.

Bartos shtoi se takimet periodike të Këshillit të Sigurimit për Kosovën janë të panevojshme dhe të padobishme.

“Këto takime dëmtojnë institucionet dhe i largojnë anëtarët e Këshillit nga çështjet e rëndësishme që duhet të trajtohen,” tha ai.

Përfaqësuesi amerikan gjithashtu i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet që mund të përshkallëzojnë tensionet dhe të angazhohen në ndërtimin e paqes e stabilitetit me njohjen e ndërsjellë si qëllim përfundimtar.

“ShBA nxit Kosovën dhe Serbinë të punojnë për uljen e tensioneve, të përmbahen nga masat përshkallëzuese dhe të ndërtojnë paqen dhe stabilitetin mes tyre me qëllimin përfundimtar të njohjes së ndërsjellë. Këto janë qëllimet e admirueshme që i mbështet ShBA-ja,” deklaroi Bartos.

– YouTube www.youtube.com

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT