Opinionisti, Azdren Shala i ftuar në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova komentoi deklaratat e kryetarit të Aleancës, Ardian Gjini në konferencën e tij për shtyp të para pak çasteve.
Sipas Shalës, këto deklarata dëshmojnë që Aleanca është partia më e përgjegjshme e dy viteve të fundit, transmeton klankosova.tv.
“Ashiqare deri tash, këto dy vitet e fundit partia më e përgjegjshme është Aleanca me krejt mënyrat e veprimit ka qenë pro zgjidhjeve edhe pro tejkalimit të krizave që është prodhuar nga 9 shkurti i vitit të kaluar. Karshi qeverisë kritikë, pra direkt kritikë kanë bërë dhe kjo e bën Aleancën kredibile në sytë e qytetarit jo domosdo votuesit, kështu do ish dashtë me vepru edhe partitë tjera, por ne po e shohim që partitë tjera janë fazën e kalkulimit. Kjo është krizë, ne s’kemi institucione ky po thotë urdhëroni bëne, votat tona nuk janë për poste politike, i kemi do kushte qysh menaxhohet shteti”, tha ai.
Gjini: Kosova prapë rrezikon me mbetë për një kohë të gjatë pa institucione (VIDEO)


