Friday, August 21, 2026
spot_img
HomeLajmeSamiti i NATO-s në Shqipëri, Shala: Në tavolinën e diskutimeve do jetë...

Samiti i NATO-s në Shqipëri, Shala: Në tavolinën e diskutimeve do jetë anëtarësimi i Kosovës (VIDEO)

Një ngjarje e rëndësishme do të zhvillohet në Shqipëri gjatë vitit të ardhshëm, pasi Samiti i NATO-s do të mbahet pikërisht në shtetin shqiptar.

Se çfarë mesazhi sjell mbajtja e Samitit të NATO-s në rajon, dhe a mund të ketë ndikim në pozicionin e Kosovës në raport me Aleancën, këto dhe të tjera në emisionin “Kosova Today” u diskutuan me ekspertin e sigurisë, Drizan Shala, transmeton Klankosova.tv.

“Samiti i 2027-ës do të jetë hapja e kutisë së pandorës në kuptimin pozitiv të fjalës. Në kuptimin vizual, në tavolinën e diskutimeve do të jetë Kosova, do të jetë rrugëtimi i Kosovës, do të jetë progresi i arritur i strukturës ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, por që në 2027-ën do të vendosen konturat e anëtarësimit të Kosovës në NATO, dhe këtë të drejtë ekskluzive do ta marrë Tirana”, tha Shala në Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT