Wednesday, September 16, 2026
spot_img
HomeLajmeSadiku: Do t’i siguroja Thaçit 100 vota për president, për t’i treguar...

Sadiku: Do t’i siguroja Thaçit 100 vota për president, për t’i treguar Speciales dhe Serbisë në emër të kujt po marrin vendime

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka deklaruar se nëse do të kishte një votim për president sonte, ai do ta mbështeste Hashim Thaçin.

Sadiku ka thënë se për një votim të tillë do të duhej të mblidheshin të gjithë deputetët shqiptarë dhe, sipas tij, Thaçi do të merrte 100 vota.

Ai këtë deklaratë e ka lidhur me Gjykatën Speciale dhe Serbinë, duke thënë se një votim i tillë do të ishte një mesazh për palët që po marrin vendime në lidhje me Kosovën.

“Son­te isha mbledhë me krejt deputetët shqiptarë dhe e kishim votu Hashim Thaçin për President të Republikës.

100 vota.

Me ia tregu edhe Gjykatës Speciale, edhe Serbisë, në emër të kujt po marrin vendime”, ka shkruar Sadiku.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT