Saturday, September 19, 2026
spot_img
HomeLajmeRusia raporton sulme ndaj sistemit të votimit online në ditën e dytë...

Rusia raporton sulme ndaj sistemit të votimit online në ditën e dytë të zgjedhjeve

Autoritetet ruse kanë raportuar të shtunën sulme të shumta ndaj sistemeve të votimit dhe linjave të komunikimit në mbarë vendin, në kohën kur po zhvillohen zgjedhjet parlamentare treditore, nga 18 deri më 20 shtator.

Sipas mediave shtetërore ruse, sistemi i votimit online në Moskë është goditur nga një sulm i fuqishëm gjatë natës. Megjithatë, situata mbetet nën kontroll, ka deklaruar kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ella Pamfilova, shkruan Reuters.

“S ulmet po vazhdonin, por të gjitha po zmbrapseshin me sukses”, ka thënë Pamfilova.

Ministria ruse e Zhvillimit Digjital ka njoftuar se kishte regjistruar një përpjekje për sabotim të linjave të komunikimit, por se sulmi ishte parandaluar dhe komunikimi ishte rikthyer plotësisht.

Rusët nisën të votojnë të premten në zgjedhjet parlamentare, të cilat zhvillohen për tri ditë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, më herët e kishte akuzuar Ukrainën se po përpiqej të ndërhynte në procesin zgjedhor, pa ofruar prova për këtë pretendim.

Rezultati i zgjedhjeve pritet të përdoret nga Kremlini si dëshmi e mbështetjes së gjerë publike për politikat e Putinit dhe, veçanërisht, për mënyrën se si ai po e zhvillon konfliktin më vdekjeprurës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ndërkohë, shumica e kandidatëve kundër luftës janë përjashtuar nga pjesëmarrja në zgjedhje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT