Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka thënë se nuk ka folur me Volodymyr Zelenskyn që nga takimi i së premtes në Zyrën Ovale me Donald Trump.
Rubio i bëri këto komente gjatë një interviste për ABC News.
Të premten, vizita e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë përfundoi para kohe pas një përplasjeje me Trumpin dhe JD Vance në Zyrën Ovale.
Rakimi përfundoi me tensione, që filloi me Vance duke i thënë Zelenskyt: âUnë mendoj se është mungesë respekti për ju që të vini në Zyrën Ovale në përpjekje për të diskutuar këtë çështje para mediave amerikaneâ.
Ndërsa presidenti ukrainas u përpoq të kundërshtonte, Trump ngriti zërin dhe i tha: âTi po luan kumar me Luftën e Tretë Botërore dhe kjo që po bën është shumë mungesë respekti për vendin, këtë vend që të ka mbështetur shumë më tepër se sa që thonë se duhet të kishinâ.
Duke mbrojtur veten dhe vendin e tij, Zelensky sfidoi hapur Trumpin për qasjen e tij më të butë ndaj Vladimir Putinit./Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


