RUBIKON sonte:
Enver Hasani sjell perspektivën e tij mbi zhvillimet kryesore politike të vitit të fundit dhe opsionet për formimin e institucioneve pa rënë ndesh me Kushtetutën e Republikës.
– Si thotë se u deformua vullneti qytetar në zgjedhjet e 7 qershorit?
– Çka paralajmëron të ndodhë nëse vendi shkon në një proces të ri zgjedhor?
– Pse thotë se ushtruesja e detyrës së presidentes nuk mund ta dekretojë kryeministrin e ri?
– A duhet të zgjidhet fillimisht presidenti e pastaj qeveria?
– Cilin veprim politik e cilëson si “cirkuz të mbrëmjes”?
– Cili politikan, sipas Hasanit, po operon me terme komuniste?
– Si i kushton Kosovës refuzimi i gazit amerikan?
– Çka thotë për Gjykatën Speciale?
Këto dhe shumë të tjera, sonte nga ora 20:45, në Klan Kosova.


