Wednesday, August 19, 2026
spot_img
HomeLajmeRrezik për punëtorët, Inspektorati ndal punimet në një objekt në Obiliq

Rrezik për punëtorët, Inspektorati ndal punimet në një objekt në Obiliq

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në një vendpunishte në Obiliq, pas raportimit të një rasti dhe konstatimit të shkeljeve që rrezikonin sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve.

Sipas njoftimit, inspektorët kanë kryer një inspektim në subjektin përkatës, ku janë evidentuar shkelje të dispozitave të Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, transmeton Klankosova.tv.

Për shkak të rrezikut serioz të konstatuar, Inspektorati ka urdhëruar ndërprerjen e menjëhershme të punimeve deri në eliminimin e të gjitha parregullsive dhe përmbushjen e kërkesave ligjore për garantimin e një mjedisi të sigurt pune.

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT