Friday, June 12, 2026
spot_img
HomeLajmeRrëfimi i britanikut: Ultimatumi 2 minutësh, ndryshoi historinë (VIDEO)

Rrëfimi i britanikut: Ultimatumi 2 minutësh, ndryshoi historinë (VIDEO)

Më 12 qershor 1999, oficeri britanik Chris Warren i dha forcave serbe 120 sekonda afat për dorëzimin e armëve, gjatë momentit të çlirimit të Kosovës.

Ai tha se fillimisht kishte menduar një afat edhe më të shkurtër, por vendosi t’u japë dy minuta mundësi për t’u tërhequr, pas tensioneve në terren.

Warren u shpreh se sot ndjehet i lumtur kur sheh Kosovën e lirë dhe të rinjtë duke jetuar në një shtet demokratik.

Në atë kohë, ai ishte i shoqëruar nga Besnik Tahiri, i cili shërbeu si përkthyes dhe kujtoi momentin e dorëzimit të armëve si ditën më të lumtur të jetës së tij.

Koloneli britanik tha se dëshiron ta shohë Kosovën duke avancuar drejt integrimit në BE dhe NATO.

Detajet i gjeni në kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT