Wednesday, August 12, 2026
spot_img
HomeLajmeRoma ndryshon ofertën, Rodrigo Mora gjithnjë e më pranë largimit nga Porto

Roma ndryshon ofertën, Rodrigo Mora gjithnjë e më pranë largimit nga Porto

Roma ka bërë një lëvizje të re në negociatat me Porton për transferimin e talentit portugez, Rodrigo Mora, duke e afruar ndjeshëm marrëveshjen mes dy klubeve.

Sipas raportimeve të fundit, klubi italian ka ndryshuar formulën e ofertës. Propozimi i ri përfshin një huazim për 7-8 milionë euro, ndërsa Roma do të ketë të drejtën e blerjes së kartonit të lojtarit për rreth 42-43 milionë euro.

Megjithatë, kjo e drejtë blerjeje mund të kthehet në detyrim nëse aktivizohen disa kushte të parashikuara në marrëveshje. Mes tyre përfshihet kualifikimi i Romës në Champions League, si dhe arritja e objektivave të caktuara personale nga Mora gjatë sezonit.

Formula e propozuar i ngjan ofertës së parë të Romës, por këtë herë Porto do të ketë një garanci më të madhe për një shitje përfundimtare, në rast se kushtet e dakordësuara plotësohen.

Negociatat mes palëve kanë avancuar ndjeshëm dhe transferimi i Rodrigo Morës te Roma tashmë duket gjithnjë e më pranë konkretizimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT