Sunday, May 17, 2026
spot_img
HomeLajmeRetkoceri: SHBA-ja do ta imponojë një qeveri teknike në Kosovë (VIDEO)

Retkoceri: SHBA-ja do ta imponojë një qeveri teknike në Kosovë (VIDEO)

Ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Selatin Retkoceri, ka deklaruar se pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, skenarët për krijimin e një qeverie nga partitë politike mund të dështojnë, duke hapur rrugën për një qeveri teknike të imponuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Unë nuk besoj fare në një koalicion mes fituesit të zgjedhjeve dhe partive të tjera”.

Mundësia e vetme është një qeveri teknike, një qeveri e shpëtimit kombëtar”.

Jam i bindur që SHBA-të  do ta imponojnë një qeveri teknike, sepse opsionet e tjera të bashkëqeverisjes mes pozitës dhe opozitës nuk do të vijnë në shprehje”, tha Retkoceri, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.

Aktualisht, partitë politike janë në fazën e numërimit të rezultateve zgjedhore dhe negociatave të mundshme për krijimin e qeverisë së re.

Ndiqni diskutimin  e plotë, në videon e mëposhtme:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT