Saturday, June 27, 2026
spot_img
HomeLajmeRëndohet bilanci, mbi 900 viktima nga tërmeti në Venezuelë

Rëndohet bilanci, mbi 900 viktima nga tërmeti në Venezuelë

Bilanci tragjik i viktimave nga tërmetet shkatërruese që goditën Venezuelën ka kaluar shifrën e 900 personave, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë operacionet mes rrënojave në zonat më të prekura.

Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet venezuelase, deri në mbrëmjen e së premtes numri i të vdekurve ka arritur në 920, ndërsa 3 mijë e 360 persona janë plagosur. Gjithashtu, 172 persona rezultojnë ende të bllokuar nën rrënoja, ndërsa mbi 50 mijë të tjerë raportohen të zhdukur.

Agjencia Reuters raporton se ekipet ndërkombëtare të shpëtimit dhe ndihmat humanitare kanë nisur të mbërrijnë në zonat e goditura, disa ditë pas fatkeqësisë.

Ndërkohë, Venezuela është goditur të premten edhe nga një tërmet tjetër me magnitudë 4.9, i cili është ndjerë në kryeqytetin Karakas dhe në qytetin Maracay, duke shtuar frikën dhe panikun tek banorët.

Dy tërmetet kryesore, me magnitudë 7.1 dhe 7.5, goditën vendin mbrëmjen e 24 qershorit, duke shkaktuar shkatërrime të mëdha, veçanërisht në Karakas.

Sipas vlerësimeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, fatkeqësia ka prekur rreth 2 milionë ndërtesa, ndërsa dëmet e drejtpërdrejta ekonomike llogariten në rreth 6.7 miliardë dollarë.

Reuters vëren se katastrofa mund të ketë pasoja edhe në skenën politike të Venezuelës, pasi presidentja në detyrë, Delcy Rodríguez, po përpiqet të projektojë imazhin e një lidereje të ndryshimit politik pas largimit nga pushteti të Nicolás Maduro.

Autoritetet vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, ndërsa shpresat për të mbijetuar nën rrënoja po zbehen me kalimin e orëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rëndohet bilanci, mbi 900 viktima nga tërmeti në Venezuelë appeared first on Sinjali.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT