Friday, April 24, 2026
spot_img
HomeLajmeReçica ‘thumbon’ Kurtin: S’jeni bërë të gjallë për Bordin e Paqes, ndoshta...

Reçica ‘thumbon’ Kurtin: S’jeni bërë të gjallë për Bordin e Paqes, ndoshta se e sponzorizoi ish-presidentja

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica në foltoren e Kuvendit të Kosovës ka folur rreth Projektligjit për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes.

Reçica tha se kryeministri dhe anëtarët e Qeverisë së Kosovës nuk janë ‘bërë të gjallë’ rreth këtij projektligji duke aluduar se arsyeja e kësaj është se atë e ka sponzorizuar ish-presidentja, Vjosa Osmani, raporton KlanKosova.tv.

“Kemi një projektligj që është shumë i rëndësishëm dhe renditja është 10/L-007, për ratifikimin e marrëveshjes për anëtarësim të Republikës së Kosovës për Bordin e Paqes. Kryeministri dhe Qeveria nuk janë bërë të gjallë për këtë projektligj fare, ndoshta për shkak që sponzorizues ka qenë presidentja apo ish-presidentja”, tha Reçica./KlanKosova.tv.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT