Friday, July 3, 2026
spot_img
HomeLajmeRasti tragjik: Vdes rumuni, bie nga skela te Albi Mall (VIDEO)

Rasti tragjik: Vdes rumuni, bie nga skela te Albi Mall (VIDEO)

Punën e nisën si çdo ditë tjetër.

Mirëpo në këtë të premte gjithçka në këtë vendpunishte të një qendër tregtare në Veternik u ndalë shumë më herët, ngase një punëtor i ndërtimit ra nga lartësia dhe mbeti i vdekur.

Stafi mjekësor i urgjencës ftoi policinë dhe mjekësinë ligjore për rastin.

Pos organeve të rendit, në vendin e ngjarjes erdhën e inspektorët nga Inspektorati i punës.

Këta të fundit nuk dhanë ndonjë version fillestar të rrethanave për vdekjen e punonjësit rumun në vendin e punës, meqë sipas tyre duhet pritur raportin nga ekzaminimet në terren.

Sikurse, policia në koordinim me inspektorët e punës dhe prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin.

Televizioni mëson se kompania e angazhuar nuk ishte vendase dhe ishte e kontraktuar nga një brend ndërkombëtar që operon edhe në Kosovë.

 

The post Rasti tragjik: Vdes rumuni, bie nga skela te Albi Mall (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT