Thursday, August 13, 2026
spot_img
HomeLajmeRaportimi ekskluziv i Sinjalit për aksionin e Antidrogës në Vushtrri, Prokuroria ka...

Raportimi ekskluziv i Sinjalit për aksionin e Antidrogës në Vushtrri, Prokuroria ka kërkuar paraburgim për tre të dyshuarit

Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për të pandehurit me iniciale L.B., F.S., dhe L.S., për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale për kryerjen e veprave penale ”Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancancave psikotrope dhe analoge”, ndërkaq i pandehuri F.S., edhe për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge“, lajm për të cilin Gazeta Sinjali ka raportuar dje ekskluzivisht.

Tre të pandehurit, me datë 11.08.2026 rreth orës 16:00 në rrugën magjistrale Prishtinë – Mitrovicë në fshatin Pestovë Komuna e Vushtrrisë, së bashku me dy automjetet e tyre pa autorizim kanë transportuar substanca narkotike të llojit marihuanë, me qellim shitje, ku njëri automjet është drejtuar nga i pandehuri L.B., ndërkaq automjetin tjetër është drejtuar nga i pandehuri L.S., dhe pasagjer i pandehuri F.S..

Të njëjtit gjatë tentimit të policisë për ti ndaluar në rreth rrotullimin e fshatit Pestovë, godasin policinë dhe në tentim për të ikur shkaktojnë vet aksident në fshatin Pestovë, ku gjatë patrullimit të veturës gjendet një çantë brenda të cilës janë gjetur dhe sekuestruar tre kilogramë e tetëmbëdhjetë (3018) gramë substancë narkotike e llojit marihuanë e cila është sekuestruar.

Seanca për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) të pandehurit pritet të mbahet para gjyqtarit të Procedurës Paraprake në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT