Raphinha po kalon një formë të jashtëzakonshme në La Liga, teksa braziliani është shpallur për të dytin muaj radhazi lojtari i muajit në elitën e futbollit spanjoll.
Ylli i Barcelonës e ka fituar këtë çmim edhe për muajin gusht, ndërsa tani është vlerësuar si më i miri edhe për shtatorin.
Në shtator, Raphinha ishte i pandalshëm, duke regjistruar në vetëm katër ndeshje nëntë kontribute direkte në gola. Braziliani realizoi shtatë gola dhe asistoi dy herë, duke qenë vendimtar për skuadrën katalonase.
Me këtë ritëm, Raphinha ka arritur në 12 gola në vetëm shtatë ndeshje këtë sezon, ndërsa aktualisht kryeson listën e golashënuesve në La Liga.
Dy çmime radhazi si lojtari i muajit, 12 gola në shtatë paraqitje dhe një ndikim i madh në fazën ofensive e kanë bërë brazilianin një prej figurave kryesore të Barcelonës në këtë fillim sezoni.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


