Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, Matthew Whitaker, gjatë vizitës së tij në Tiranë.
Rama ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për marrëdhëniet mes dy vendeve, partneritetin strategjik dhe bashkëpunimin në fushën diplomatike dhe ushtarake.
Ai gjithashtu ka theksuar se në fokus të bisedës ka qenë edhe Samiti i NATO-s, i cili do të mbahet në vitin 2027 në Tiranë.
“Në Kryeministri, me Ambasadorin e SHBA në NATO, Matthew Whitaker, folëm për lidhjen e ngushtë mes vendeve tona, partneritetin strategjik mes shteteve tona, marrëdhëniet tona të shkëlqyera diplomatike e ushtarake, forcimi i të cilave është prioritet i përbashkët, si edhe për Samitin e NATO-s vitin e ardhshëm në Tiranë, ku Shqipëria do të bëhet pikëtakimi i aleancës më të madhe ushtarake të botës”, ka shkruar Rama.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


