Sunday, August 30, 2026
spot_img
HomeShowbizRama nga Londra: Kosova nuk ka çështje territoriale me askënd, duhet të...

Rama nga Londra: Kosova nuk ka çështje territoriale me askënd, duhet të harrojë Serbinë për të ecur përpara

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një diskutimi në panelin e organizuar nga Chatham House në Londër, ka deklaruar se Kosova nuk ka çështje territoriale me asnjë shtet dhe duhet të fokusohet në të ardhmen e saj si një republikë e pavarur e njohur ndërkombëtarisht.

“Nuk shoh çështje territoriale mes Kosovës dhe dikujt tjetër,” tha Rama, duke theksuar se Kosova është një republikë demokratike, e njohur nga Fuqitë e Mëdha, dhe se vendi duhet të ecë përpara me besim në rrugën e vet shtetërore.


Ai shtoi se për suksesin e saj, Kosova duhet të lërë pas marrëdhëniet e ndërlikuara me Serbinë.

Kosova, për të qenë e suksesshme, duhet të harrojë Serbinë, tha Rama, duke shtuar se është detyrë e Kosovës të përmbushë çdo obligim të saj, ndërsa Evropa duhet të merret me Serbinë.

Në përfundim, kryeministri shqiptar theksoi se çështja e Kosovës nuk duhet të shihet më si një problem midis Beogradit dhe Prishtinës, duke nënvizuar se Kosova është republikë dhe nuk ka probleme territoriale me asnjë vend.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT