Pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një numër qytetarësh janë mbledhur dhe kanë marshuar drejt zyrave të EULEX-it në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim. Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Veseli me 18 vjet, ndërsa Selimi me 13 vjet.
Vendimi i Gjykatës Speciale ka shkaktuar reagime të shumta te qytetarët, një pjesë e të cilëve janë nisur drejt objekteve të EULEX-it për të shprehur pakënaqësinë e tyre.
Në Fushë-Kosovë, para objektit të EULEX-it janë parë forca të shtuara të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, të angazhuara për ruajtjen e rendit dhe sigurisë pranë misionit ndërkombëtar.
Protestuesit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre lidhur me aktgjykimin e sotëm, ndërsa situata, sipas informacioneve të deritanishme, është qetësuar.
Deri në këto momente nuk raportohet për persona të arrestuar.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


