Arsyeja e ardhjes së tij në Prishtinë, ishte gjendja shëndetësore e babait të tij.
Por pavarësisht se nuk u bë ‘pompozitet’ shumë i madh se Hashim Thaçi do të qëndronte në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, megjithatë shumë qytetarë u mblodhën brenda pak minutave, për ta përshëndetur ish-presidentin.
Shumë prej tyre e konsiderojnë lider të papërsëritshem, derisa prej tyre kishte edhe të atillë që e lanë punën, vetëm për ta përshëndetur nga afër ish-udhëheqësin politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton Klankosova.tv.
Të vetëdijshëm se ardhja e tij është e karakterizuar me një sërë rregullash, qytetarët i thanë Klanit se nuk do të ndërmerrnin ndonjë veprim që do t’ia rrezikonte Thaçit qëndrimin te babai i sëmurë.
Për më shumë detaje, ndiqeni kronikën e gazetares, Rina Mujku!
The post Qytetarët e “pritën” Hashim Thaçin si hero dhe me brohorima për UÇK-në (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.


