Sunday, May 17, 2026
spot_img
HomeLajmeQKUK: Menjëherë janë marrë masat për burrin që e mbajti gruan peng,...

QKUK: Menjëherë janë marrë masat për burrin që e mbajti gruan peng, rasti është izoluar nuk ka rrezik

Qendra Klinike Universitare e Kosovës është deklaruar për rastin që ndodhi sot në njërën prej klinikave të saja, ku një burrë e ka mbajtur peng një grua.

Për Klankosova.tv nga QKUK kanë bërë të ditur se rasti ka ndodhur nga orët e hershme të mëngjesit, brenda hapësirave të klinikave.

“Menjëherë janë ndërmarrë masat emergjente nga institucioni, është njoftuar edhe Policia e Kosovës”.

“Pas masave të ndërmarra rasti është izoluar dhe nuk paraqet rrezik”, ka thënë QKUK. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT