Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar disa vendime që përfshijnë emërime institucionale, ndarje të mjeteve buxhetore dhe pagesa ndaj institucioneve financiare ndërkombëtare.
Në kuadër të këtyre vendimeve, Qeveria ka emëruar anëtarët e Këshillit të Kosovës për Raportim Financiar. Përbërja e re e këtij këshilli është: Rrezarta Korbaj, kryesuese, si dhe Kimete Zekaj, Vlora Prenaj, Samir Lleshi, Fadil Sallteku, Kosovare Demi-Rama dhe Altin Sahiti, anëtarë.
Po ashtu, është miratuar kërkesa e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit për ndarjen e mjeteve buxhetore në vlerë prej 122 mijë eurosh.
Sipas vendimit, këto mjete do të përdoren për financimin e dy projekteve kapitale: “Renovimi i objektit të Qendrës së Panairit në Bërnicë” dhe “Regjistri për Pronarët Përfitues”.
Qeveria ka miratuar gjithashtu autorizimin e pagesës në vlerë prej 154 mijë eurosh për Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), në kuadër të rritjes së kuotës së kapitalit të Republikës së Kosovës në këtë institucion financiar ndërkombëtar.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


