Qeveria Kurti 4 ka marrë dritën jeshile në Kuvendin e Kosovës, duke siguruar 62 vota për, përballë 8 votave kundër dhe asnjë abstenimi.
Kundër kabinetit të ri qeveritar kanë votuar deputetët e Listës Serbe.
Në anën tjetër, deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nuk kanë marrë pjesë në seancën ku u votua Qeveria e re.
Kësisoj, Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti siguroi shumicën e nevojshme në Kuvend dhe mori mandatin për të qeverisur vendin.
Votimi i kabinetit të ri u zhvillua në kuadër të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


